Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në seanca të mbyllura, njohësit: S’ka transparencë, dëshmitë nuk janë kredibile

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në shumicën e kohës është zhvilluar në seanca të mbyllura, e kjo sipas ekspertëve paraqet mostransparencë të punës së Speciales.

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, tha se masat restriktive në seanca janë jashtëzakonisht të rënda, në kuptimin që shumë dëshmi nuk mund të dëgjohen fare.

Ai ka shtuar se Fondi po tenton që t’i monitorojë të gjitha seancat, por sipas tij, deri më tani nuk mund të konstatohet nëse procesi është fer, për shkak të mosqasjes së duhur.

“Ne po tentojmë që t’i monitorojmë të gjitha proceset gjyqësore para Dhomave të Specializuar të Kosovës në Hagë. Sigurisht procesi kryesorë, pra procesi më i madh është procesi kryesor kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Ende është faza e dëgjimit të dëshmitarëve. Nuk mund ta vlerësojmë në këtë moment fare se sa është duke u zhvilluar në mënyrë të drejt ky gjykimi”.

“Për shkak se ne nuk jem në gjendje të përcjellim secilin seancë gjyqësore deri në fund. Fakti është që shumice dërmuese e dëshmitarëve të Prokurorisë janë me identitet të mbrojtur. Nuk është problem që nuk e dimë identitetin e tyre, problemi është që masat restriktive në seanca janë jashtëzakonisht të themi të rënda në kuptim që shumë nga dëshmitë e tyre nuk mund t’i dëgjojmë fare”, tha ai.

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka thënë se i gjithë procesi i gjykimit të krerëve në Hagë është proces politik që sipas tij, është dizajnuar që të dëmtoj imazhin e Kosovës.

Ai tha se duke u bazuar në mbarëvajtjen ë këtij gjykimi, beson që ky proces do të përfundojë më pafajësinë e të akuzuarave.

“Përjetimi ynë është që i gjithë procesi është një proces politikë dhe i cili në fakt është i dizajnuar në atë mënyrë që të tentojë të dëmtojë imazhin e Kosovës. Vet fakti që natyra e këtij procesi është shumë  e mbyllur vet, fakti që ka shumë ka dëshmitarë që nuk njihen për publikun tregon që prokuroria nuk ka argumente të mjaftueshme të cilat ajo më qejf do t’i bënte publike dhe do t’ia servonte opinionit”.

“Bindja ime është që i gjithë ky proces në fund do të përfundojë më pafajësinë e të akuzuarave për shkak se nga ajo që është pa deri tash ka pasur edhe dëshmitarë që në të vërtete e kanë pranuar edhe vetë që kanë operuar më burime serbe dhe kjo do të ishte në një fare mënyre si të mbahet një proces gjyqësor, fjala vjen gjykatat serbe jo për ta barazuar gjykatën speciale më gjykatën serbe, por nëse burimet dhe dëshmitarët janë serbë atëherë padyshim që kjo vjen në sprovë serioze legjitimitetin e Gjykatës Speciale”, tha Krasniqi.

Ai duke folur për seancat e mbyllura për publikun tha se ato janë duke u mbajtur të mbyllura pasi dëshmitë nuk janë kredibile.

“Unë besojë që vet fakti që janë të mbyllura ne nuk kemi informata dhe nuk dimë se si ta vlerësojmë por logjikisht po them, po të kishte dëshmi kredibile të forta, Prokuroria do të insistonte që ato të ishin të hapura dhe jo të mbyllura”, tha ai.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po përballen me akuza për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999./EO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *