Xhensilës i ‘propozojnë’ për martesë në mes të koncertit

Njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare është edhe Xhensila Myrtezaj.

Këngëtarja është tejet e angazhuar me koncerte të shumta, tashmë kur ka filluar sezona e verës.

E shpesh ndodh që artistët përballen me situata të ndryshme gjatë performancave të tyre në koncerte.

Xhensila përgjatë kohës kur po këndonte, një fans i saj papritur i ka propozuar për martesë dhe përgjigja e këngëtares ishte menjëherë e prerë.

Ajo i tregoi dorën e majtë ku në gisht mban unazën e saj të martesës teksa fansi këmbëngul dhe i thotë: Edhe unë jam i martuar.

Këngëtarja i jep përgjigjen përfundimtare duke i thënë “boll” dhe largohet duke vazhduar performancën e saj me të qeshura.

Ndryshe, Xhensila është e martuar me Bes Kallakun ku edhe janë prindër të një vajze.

Videon e gjeni tek linku më poshtë:

https://www.veed.io/embed/c9742130-49e2-4725-b8d1-406839f94e85#?secret=i4Tjw4RKd3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *