Në rrugën “Sylejman Jashari” në Prishtinë, janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.
Rastin e të shtënave me armë zjarri e ka raportuar në polici një qytetar.
Rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Rr. Sylejman Jashari, Prishtinë, 17.07.2022 – 04:18. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ishte duke qëndruar në shtëpinë e tij, kishte dëgjuar disa të shtëna të armës. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Rasti nën hetime.