Një minator në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në emergjencën e Mitrovicës.
Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Destan Kërleshi.
“Ju njoftoj se tash, në këto momente e kemi dërguar një minator në Spitalin Rajonal në Mitrovicë në emergjencë, në gjendje të rendë”, ka thënë shkurt ai.
Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë që nga dita e martë, ndërsa deri më tani ka pas edhe raste tjera kur grevistëve u është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe janë dërguar në emergjencë.
Minatorët kanë hyrë në grevë tash e katër ditë me kërkesë për përmirësimin e kushteve të punës së tyre, rritjen e pagave dhe shkarkimin e kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani.