Ky është drejtori i ri i burgjeve, emërimi i tij bëhet sot pasdite

Qeveria e Kosovës sot pasdite do të emëroi Drejtorin e ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Burimet e IndeksOnline brenda Ministrisë së Drejtësisë kanë thënë se kandidati më i suksesshëm në garë ishte Ismail Dibrani dhe i njëjti është propozuar për këtë pozitë.

Emri i tij tashmë ka shkuar tek kryeministri Albin Kurti dhe i njëjti do të hidhet sot në votim, në mbledhjen e ekzekutivit.

Ismail Dibrani që nga prilli i këtij viti ishte ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së.

Ai para se të bëhej UD kishte mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.

Dibrani gjatë këtyre muajve ishte tejet aktiv në kryerje të detyrës dhe ka dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *