Mbahet nata e parë e Festivalit të Këngës në RTK

Mbrëmjen e së enjtes (26 tetor) ka nisur zyrtarisht edicioni i parë i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin e Kosovës.

Ngjarja, e organizuar për herë të parë, është mbajtur te Pallati i Rinisë pas ndryshimeve që janë bërë.

Eventi madhështor filloi nga ora 21:00, ndërkohë para kësaj në tapet të kuq janë mirëpritur mysafirët e publiku.

Në natën e parë të këtij edicioni performuan disa nga emrat e njohur të muzikës, si: Klea Dina me “Trenat”, Mentor Mripa “Po ju rrëfehem”, Neki Emra “Heroi im”, Hilmi Obertinca “Pa ty s’më rrihet” Franc Koruni “Shqip” Ermal Demiri “Merr” Auron Deva “Çmimi i dashnisë” Ariela Krasniqi “Emri grua” La Fazani “Oj Kosovë”dhe Albin Nikprelaj me “Ajo”.

Në këtë natë një interpretim të veçantë bëri edhe artistja Dafina Zeqiri me projektin “Veç ti”.

Foto: Screenshot/YouTube

Performanca e 34 vjeçares u vlerësua tejet shumë duke marrë komplimente të shumta për mënyrën se si këndoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *