Një person ka humbur jetën të enjten në Gjakovë, pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri.
Policia njofton se viktima ishte dërguar në QKUK, dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.
“Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një shtëpi, ku si pasojë e zjarrit lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është nën hetime.