Ish-ambasadori i Shqipërisë: BE ka ndryshuar qasje pas 24 shtatorit, takimi në Bruksel pjesë e këtij ndryshimi

Ish- ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë se sulmi terrorist i 24 shtatorit do të ishte kambanë për ndërkombëtarët për të reflektuar.

Ai thotë se nga ta nuk mund të presim të kërkojnë falje, por që kanë filluar të kenë një qasje tjetër.

Lauka tha se edhe takimi në Bruksel, ishte pjesë e këtij ndryshimi të qasjes.

“24 shtatori do të ishte kambanë për të reflektuar dhe natyrisht unë nuk pres se ato do të thonë na falni se gabuam, por unë konstatojë se kanë një ndryshim në qasje dhe takimi i sotëm është pjesë e këtij ndryshimi, dhe vet projekti i Asociacionit që përmend Kushtetutën”, është shprehur ai.

Lauka ka thënë se BE si garantues i marrëveshjes së Ohrit ka dështuar, pas Serbia ka shkelë atë dhe nuk është sanksionuar.

Kurti e Vuçiq janë pritur në takime të ndara nga liderët evropianë.Pas përfundimit të këtyre takimve, Kurti tha se ishte i gatshëm të pranojë marrëveshjen, por edhe draftin e BE-së të SHBA-së për Asociacionin të propozuar një javë më parë në Prishtinë e Beograd.

Por, Vuçiq tha se nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje që nënkupton njohjen e Kosovës.

Ndërsa, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë që palët nuk ishin të gatshme të pajtohen për marrëveshjen bazë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *