IKP merr pjesë në takimin për fuqizimin e bashkëpunimit të shërbimeve të kontrollit të brendshëm në Ballkanin Perëndimor për shkëmbim të praktikave të mira, i cili u mbajt në Ohër.
Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z.Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë morën pjesë në takimin e organeve të kontrollit policor të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi Më që u mbajt më 25 dhe 26 tetor 2023 në Ohër të Maqedonisë së Veriut, shkruan Neutral.al.
Në këtë takim morën pjesë edhe zyrtarë nga ICITAP-i amerikan dhe CIDS të cilët ndihmuan në organizimin e këtij takimi.
Komunikatë për media:
IPK mori pjesë në takimin rajonal për fuqizimin e bashkëpunimit të shërbimeve të kontrollit të brendshëm në Ballkanin Perëndimor për shkëmbim të praktikave të mira
Ohër – Maqedonia e Veriut, 26 tetor 2023
Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z.Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë morën pjesë në takimin e organeve të kontrollit policor të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi Më që u mbajt më 25 dhe 26 tetor 2023 në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Temat të cilat u diskutuan ne këtë takim përveç tjerave ishin: Aktivitetet e fundit në kuadër të projekteve të policisë CIDS (Center for Integrity in the Defense Sector – Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes), zhvillimet dhe ndryshimet e fundit në punën e autoriteteve të kontrollit të brendshëm, prezantimet nga secili delegacion kombëtar i kontrollit të brendshëm, vështrim i përgjithshëm i standardeve të EPAC -ut (EPAC – Partnerët Evropianë kundër Korrupsionit) për autoritetet e kontrollit të brendshëm në Ballkanin Perëndimor, progresi i autoriteteve të kontrollit të brendshëm në përmbushjen e standardeve të EPAC-ut, shkëmbim i përvojave të fundit për fuqizimin e integritetit etj.
Në këtë takim morën pjesë edhe zyrtarë nga ICITAP-i amerikan dhe CIDS të cilët ndihmuan në organizimin e këtij takimi.
Nga ky takim u shkëmbyen shumë përvoja dhe ide për të avancuar bashkëpunimin dhe fuqizimin e integritetit në fushën e kontrollit policor. Përveç kësaj u prezantuan ide për intensifikimin e bashkëpunimit dhe u dakordua që këto takime të vazhdojnë edhe në të ardhmen si dhe që takimi i radhës të mbahet në Prishtinë.
/Gazeta Neutral.al/