Ka përfunduar takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me zyrtarët evropianë në Bruksel.
Paraprakisht, zyrtarët evropianë kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili është larguar menjëherë pas takimit, pa dhënë asnjë deklaratë për gazetarët
Vuçiq u takua me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Shefin e Diplomacisë së BE-së Josep Borrell, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni./klan/