A po fillon një luftë e re politike në Serbi pas rikthimit në skenë të Tomislav Nikoliqit?

Rikthimi i Tomislav Nikoliqit nga izolimi politik, pas dhjetë vitesh zvarritjeje në baltën e mediave, gjatë mandatit dhe më pas, flet për faktin se, nga njëra anë, vlerësimi i Vuçiqit ka rënë në mënyrë drastike, dhe nga ana tjetër, se presidenti serb ka frikë të arsyeshme se votuesit, por edhe anëtarët e partisë së tij nuk do të votojnë më për të – tha Stanislava Pak nga lëvizja “Gjithmonë për Serbinë”.

Ish-këshilltarja për media i Tomislav Nikoliqit, për të cilën Aleksandar Vuçiq kishte paralajmëruar se do të merrte pjesë në fushatën për zgjedhjet e dhjetorit të këtij viti, thotë se presidenti i Serbisë i ka marrë me dhunë të gjitha levat e pushtetit.

– Ai merr të gjitha vendimet politike nga më të mëdhatë deri tek më të parëndësishmet, ndaj nuk ka si t’i shpëtojë përgjegjësisë. Ndaj, në vend që të sjellë njerëz ekspertë në postet kyçe dhe të zbatojë një program rimëkëmbjeje dhe përparimi, ai dhe marionetat e tij bëjnë gabime katastrofike, të cilat na kushtojnë shumë – thotë ajo për Danas, transmeton Ballkani.info.

Të gjitha këto, siç shton ajo, qytetarët e ndjejnë në lëkurën e tyre.

– Riciklimi i atyre që ai i shkatërroi fjalë për fjalë politikisht do t’i sjellë dëm. Fatmirësisht individë të SNS dhe partive të tjera kanë guxuar të ofrojnë diçka të re dhe ta ndryshojnë këtë sistem bashkë me qytetarët, në të cilin funksionon vetëm dhuna, krimi dhe korrupsioni. Gjithmonë për Serbinë – përfundon Stanislava Pak. /Ballkani.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *