Remitencat deri në muajin shtator tejkalojnë vlerën e 1 miliard eurove

Një miliard e 12.6 milionë euro është vlera e remitencave deri në muajin shtator, gjë që paraqet rritje prej 11 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Kështu thuhet në statistikat e remitencave dhe institucioneve tjera financiare për muajin shtator 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, muaj ishin 116.9 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitencave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 57.4 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 24.4 për qind dhe bankat me 18.2 për qind.

BQK-ja tregon se 70 për qind e dërgesave të mërgatës vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, ku Gjermania ka pjesëmarrje me 38.1 për qind, ndjekur nga Zvicra me 17.6 për qind dhe SHBA-ja me 7.5 për qind.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 298.1 milionë euro.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.62 miliardë eurove.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shtator 2023 janë rritur për 3.1 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 479 milionë eurove. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *