Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar raportin me statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin shtator 2023.
Vlera e remitencave deri në fund të muajit shtator të këtij viti është një miliard e 12.6 milionë euro, që paraqet rritje prej 11% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Sipas raportit të publikuar nga BQK, remitancat kryesisht vijnë nga shtetet e BE-së, rreth 70% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqet nga Zvicra me 17.6% ndërsa nga SHBA-ja rreth 7.5%.
Njoftimi:
BQK publikon statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin shtator 2023
Remitancat deri në fund të muajit shtatori 2023 arritën vlerën e 1 miliard e 12.6 milionë euro, rritje prej 11% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak
Vlera e remitancave, sipas vlerësimeve, për shtator 2023 ishin 116.9 milionë euro
Prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga IFJB-të me pjesëmarrje prej 57.4%, kanalet tjera me 24.4% dhe bankat me 18.2%
70% e remitancave vijnë nga vendet e BE-së, ku Gjermania është me 38.1% ndjekur nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA-ja me 7.5%
Asetet e kompanive të sigurimit në muajin shtator 2023 kanë vlerën e 298.1 milionë eurove
Asetet e fondeve pensionale në fund të këtij muaji kanë arritur vlerën e 2.62 miliardë eurove
Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shtator 2023 janë rritur për 3.1 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 479 milionë eurove