Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi ditëve të fundit po qëndron në qytetin e New Yorkut.
Nga atje, rap-artistja nuk i ka ndalur postimet e ndryshme duke u shfaq me stil dhe teje atraktive në secilën prej tyre.
Edhe së fundmi, autorja e “Melodia” ka sjellur imazhe në të cilat shihet e veshur me një fustan të shkurtër xhinsi, xhaketë të zezë që e përshtati edhe me çizme të gjata.
Flokët e gjata i lidhi në bisht dhe dy fije në gërsheta i lëshoi sipër, ndërsa kishte edhe një makijazh të theksuar.
Dukja joshëse e artistes natyrisht u pëlqye nga fansat e saj nuk hezituan t’i komentonin.
Melinda ndërkohë përveç angazhimeve me koncerte, e ka shijuar kohën në Amerikë edhe me familjen e saj që prej vitesh jetojnë atje.
Para fillimit të karrierës, reperja ka jetuar gjithashtu në Amerikë madje edhe ka marr pjesë në disa konkurse të muzikës atje.