Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, deklaron se shumë familje nuk arrijnë të mbyllin muajin si pasojë e çmimeve të larta të artikujve bazik. Prandaj, me ftesë të kësaj partie nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës do të debatojnë në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.
Në debatin e ftuar nga AAK, do të kërkohet që të ndahet buxhet për rritje të koeficientit në minimum 129 Euro.
Është momenti i fundit që gjithë deputetët, pozitë e opozitë, me votën e tyre t’i japin mbështetje rezolutës së Aleancës për rritjen e pagave”, shkruan Tahiri, transmeton Express.