Kryetari i Paritsë së Drejtësisë, Ferid Agani, vlerësoi që mënyra se si është zhvilluar deri më tani dialogu, ka përfunduar.
Andaj, Agani thotë se dialogu nuk do të zhvillohet më Kosovë-Serbi, por “ndërmjet Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe Serbisë dhe partnerëve ndërkombëtarë”.
Dialogu në mënyrën si është zhvilluar deri më tani, përfundimisht ka përfunduar. Në atë format me siguri që nuk do ta shohim më. Në këtë fazë të bisedimeve ndërmjet dy shteteve dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, do të shkohet më tepër tani në dialog ndërmjet Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe Serbisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Pra, vendimet do të merren nga ana e partnerëve ndërkombëtar”, deklaroi ish- ministri Agani në emisionin “Infonata”.
Ndërkaq, sa i përket planit të pesëshes diplomatike për ringjalljen e dialogut, Agani vlerësoi që Qeveria ka vepruar mirë me mbështetje ndaj këtij propozimi.
Kjo është nja fazë e cila i konvenon Kosovës. Po ashtu, Qeveria e Kosovës është pozicionuar drejtë, duke e mbështetur planin i cili është ofruar nga partnerët ndërkombëtarë në takimin e tyre të fundit”, shtoi tutje Agani në Tëvë1.
Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të zhvillojnë takime të ndara me katër liderët evropianë më 26 tetor në Bruksel.