Deputetët sot debatojnë për ngritjen e koeficientit të pagave

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në dy seanca, njëra nga to e jashtëzakonshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në seancën e jashtëzakonshme do të mbahet në orën 12:00 dhe do të ketë në rend dite vetëm një pikë.

Debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në orën 10:00 do të mbahet seancë plenare, për shqyrtimin e pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Rendi i ditës

11. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,

15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,

16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,

17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,

18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,

19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,

21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *