Uji i pijshëm në Gaza pothuajse ka mbaruar, tha Oxfam, një organizatë kjo bamirëse me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Vlerësohet se vetëm tre litra ujë të pastër tani janë në dispozicion për person. OKB-ja tha se një minimum prej 15 litrash në ditë është thelbësor për njerëzit në emergjencat më akute humanitare si një minimum i thjeshtë”, deklaroi organizata.
Furnizimi me ujë në shishe po pakësohej dhe çmimi i tij është rritur në një nivel ku është i papërballueshëm për familjen mesatare në Gaza, raporton Al Jazeera.
Oxfam thotë se uria po përdoret si një armë lufte kundër civilëve në Gaza, duke shtuar se vetëm dy për qind e ushqimit të zakonshëm është dorëzuar në enklavë që nga “rrethimi total” i Izraelit.