Nexhmedin Spahiu: Nëse nesër s’ka marrëveshje, do të ketë luftë!

Profesori i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka folur në lidhje me takimin Kurti-Vuçiq që pritet të mbahet nesër në Bruksel.

Spahiu tha se shpreson që nesër do të ketë marrëveshje në të kundërt do të ketë luftë.

“Nuk e di realisht se çfarë do të ndodhë pasi nuk jam në mendjen e Albin Kurtit dhe Vuçiq dhe s’e di çfarë dokumenti kanë ata përpara por të shpresojmë se nesër do të bëhet ndonjë marrëveshje.

“Mbetet me shpresu që të ketë marrëveshje në të kundërt i afrohemi luftës” tha Spahiu.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së pesë emisarëve perëndimorë për takim me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Lajmi u konfirmua nga Zyra e Kryeministrit ku u tha se ““takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me pesë emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7”.

“Kurti ka shprehur dakordimin e tij që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali, e cila do të duhej të siguronte një komponent të fuqishëm të sigurisë dhe gjithashtu të fuqizonte perspektivën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare” u tha nga Zyra e kryeminsitrit.

Zëdhësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se BE-ja ka paraqitur një propozim “modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Blloku evropian tha se pret që palët të ndërmarrin veprime të shpejta për normalizimin e raporteve.

“Diskutimet e të dërguarit të posaçëm [të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi], Mirosllav Lajçak, gjatë fundjavës në Beograd dhe Prishtinë ishin të fokusuara në zbatimin e Aneksit të Ohrit. Nuk ka ndonjë qëllim që ai të zëvendësohet. U diskutuan propozime dhe ide të ndryshme – disa me shkrim – dhe këto diskutime do të vazhdojnë. Kjo po ashtu përfshin edhe një propozim modern evropian për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Stano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *