Alivanoset një minator gjatë grevës në Trepçë

Është alivanosur një minator në Trepçë mëngjesin e së mërkurës, derisa po qëndronte në grevë në minierën Horizonti 10, në 800 metra thellësi.

Gjendja shëndetësore edhe e disa minatorëve tjerë është keqësuar në ditën e dytë të grevës, ku po qëndrojnë duke kërkuar përmirësimin e disa kushteve për punë dhe shkarkimin e Kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *