Akil Gjakova ka depërtuar në rrethin e tretë të Grand Slamit të Abu Dhabit 2023.
Garuesi kosovar në xhiron e dytë e mposhti finlandezin Valtteri Olin me Ippon, ndërsa paraprakisht e eliminuar në rrethin e parë garuesin nga Bahamas, Andrew Munnings.
Gjakova në rrethin e tretë do të ketë punë me kazakun Zhansay Smagulov.
Ndërkohë, në rrethin e dytë kaloi sot edhe garuesja tjetër kosovare, Loriana Kuka në kategorinë deri në 70 kilogramë.