Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, është hedhur në kritika ndaj Bashkimit Evropian pas paralajmërimeve për prezantimin e një draft-statuti për Asociacionin.
Ai ka thënë se “me siguri do të shohim një model të ri, i cili i bën ndarjet krejt. Çmonton Republikën për të cilën mori çmimin Nobel Ahtisaari”.
Tutje, ai ka kritikuar BE-në për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë.
“Prisnim sanksione për Serbinë. Na erdhi një draft-shërbim për Serbinë.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Po pres të shoh se sa modern, evropian, demokratik është ky drafti që sjell Lajçaku, pra Komisioni Evropian, i cili sot është kundër Parlamentit Evropian.
Me siguri do të shohim një model të ri, i cii i bën ndarjet krejt. Çmonton Republikën për të cilën mori çmimin Nobel Ahtisaari. Vlereson njërën etni dhe diskriminon të tjerat, duke na treguar kështu se moderniteti i ardhshëm i Evropës është racizmi dhe komunitarizmi.
Sepse, përndryshe nuk do të duhej Lajçaku dhe Stano, por dikush që në vend të draftit njofton publikisht sanksionet ndaj Serbisë, qoftë edhe një draft-sanksion.
Prisnim sanksione për Serbinë. Na erdhi një draft-shërbim për Serbinë.