Kosova me tre xhudistë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Kosova do të merr pjesë me tre garues në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Në këtë Grand Slam marrin pjesë 77 shtete dhe 450 garues nga e gjithë bota.

Kosova do të përfaqësohet nga Loriana Kuka (kategoria deri në 70 kilogramë), Akil Gjakova (kategoria deri në 73 kilogramë) dhe Shpati Zekaj (kategoria deri në 100 kilogramë).

Kuka e Gjakova do të nisin garimin nesër (e mërkurë), kurse Zekaj të enjten.

Bashkë me garuesit ka udhëtuar edhe trajneri, Fatos Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *