Loredana “akuzohet” se kopjoi Dafina Zeqirin, por ja si qëndron e vërteta

Loredana dhe Noizy para disa ditësh publikuan projektin e tyre.

Një frazë e njëjtë e Loredanës me Dafinën u komentua shumë dhe po cilësohet si kopjim nga Dafina Zeqiri.

“Sim Simma, who got the keys to my Bimma?”, është pjesa që u këndua më herët nga Dafina.

Fansat ishin ata që reaguan dhe e cilësuan të tillë.

Këtë frazë Dafina e ka përdorur në këngën “Bye Bye” me Taynën.

Por siç duket kjo nuk është ashtu siç është parë nga publiku, kjo pasi e vërteta është se të dyja janë inspiruar të dyja nga Beenie Man i cili e ka shkruar këtë varg në versioni origjinal “Who Am I?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *