Një tentim vrasje ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Sipas policisë, persona të panjohur kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi që ishte duke qarkulluar me veturë përgjatë kësaj magjistrale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.
“Rr. Magjistrale Ferizaj-Prishtinë 24.10.2023 – 23:20 Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj Prishtinë për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdheruar hapjen e hetimeve intensive”, thuhet në njoftim.