Numrit të madh të aksidenteve rrugëve të vendit i është shtuar edhe një tjetër sot gjatë ditës, i cili u shkaktua në fshatin Leshan të Pejës, ku siç njoftoi për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, teksa në mesin e të lënduarëve rëndë është edhe personi i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili po ashtu shtoi se personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është dërguar për mjekim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.
Si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në komunë të Pejës, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi.