Aktiviteti më i madh argëtues veror “Ditët e Diasporës në Skenderaj” 2022 nisi mbrëmë me një organizim madhështor në Sheshin “Adem Jashari”.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun Donjeta Morina ishte e ftuar që ti kënaqë qytetarët me zërin e saj fantastik.
Donjeta padyshim ka dhënë atmosferë të jashtëzakonshme, ku qytetarët e Skenderajit këndonin e kërcenin me këngët e bukuroshes.
Si duket Donjeta e ka ‘kall’ atmosferën në Skenderaj.
Kujtojmë se kënga e fundit nga Donjeta është ‘Dashnia m’paska qorru’.