Tayna pozon me bikini mbi traktor

Artista e njohur nga Pizreni, Tayna, duke qenë shumë aktive në rrjete sociale shpesh sjell postime interesante.

Prej pozave shumë tërheqëse e deri te postimet interesante, Tayna shpesh na tregon që është vajzë me humor.

Vargun: “Ma mirë kaj n’lambo se sa kaj n’kamion” të këngës “Edhe ti”, në bashkëpunim me Mozzik, Tayna e ndryshoi pak kësaj here.

“Ma mirë kaj n’traktor” e përshkruan Tayna një fotografi që e postoi mbrëmë, ku ishte duke pozuar mbi një traktor.

Këngëtarja kishte veshur një palë bikini të kuqe që ishte po e njëjta ngjyrë edhe e traktorit.

Tayna projektin e fundit e pati me katër reperë të tjerë. “4×4” mban titullin ky projekt, për të cilin ka bashkëpunuar me Salim Montarin, Il Ghost, Taynën dhe Marinin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *