Policia e Kosovës ka arrestuar një grua pasi dyshohet se kishte kanosur një burrë në Suharekë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE/Suharekë 23.10.2023 – 10:30. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendin të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”.