“Burri i tezës më rrahu keq” – Edona James flet mes lotësh për procedurat e ndërrimit të gjinisë

Mbrëmë (e hënë) u mbajt ‘Prime’ i radhës i edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova.

Përgjatë spektaklit fokusi ishte tek Edona James, e cila mes tjerash ka rrëfyer historinë e saj të transformimit dhe paragjykimet me të cilat hasi.

Edona zbuloi se që nga mosha 12-vjeçare ishte larguar nga shtëpia, atëherë kur edhe nisi të merrte hormone që të ndërronte gjininë.

“Jam larguar nga shtëpia në moshën 12-vjeçare, nga 12 deri në 16 vjeç nuk e kam takuar nënën, nëna e ka ditur nga fillimi që nuk kisha dëshirë të isha djalë, nëna ka menduar se do të ndryshoj kur të rritem, vëllau vishej me rroba të burrave, unë gjithmonë vishja fustane”, ka nisur tregimin e saj Edona.

“Kur jam takuar me nënë në moshën 16-vjeçare kisha marrë hormone, nga mosha 12-vjeçare nisa të marrë hormone, me hormone ndërrohet trupi dhe me 16-vjeçe kam bërë gjoksin”, ka treguar mes lotësh Edona.

Tutje, ajo rrëfeu edhe me vështirësitë që hasi në familjen e saj për ta pranuar ndryshimin e saj, duke thënë se nuk mungoi as dhuna fizike e ushtruar nga burri i tezës së saj.

“Ju e dini si kanë qenë, kjo burrë është si do të bëhet grua, burri i tezes time më ka rrahur një herë shumë keq, kur më ka parë pas disa vitesh ka thënë kam hyrë në gjynah me ketë çikë, nuk mundesh me ja ndrru dikujt mendjen, unë këtë mendje e kam patur prej që kam lindur, kurrë nuk e kisha në mendje të isha burrë”, u shpreh Edona.

Pas rrëfimit të saj emocional, Edona mori edhe një befasi nga nëna e saj, e cila përmes një letre i tregoi se ka mbështetjen e saj të plotë në rrugëtimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *