Papa Fraçesku mesazh surprizë për të rinjtë shqiptarë: Mos u largoni, atdheu ka nevojë për ju

Papa Françesku përmes një masazhi surprizë për të rinjtë shqiptarë, u ka bërë thirrje atyre që të mos largohen jashtë shtetit, por të qëndrojnë në vendin e tyre për ta përmirësuar atë.

Papa u ka thënë të rinjëve shqiptarë, që atdheu i tyre ka nevojë për ta.

“Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti iu bekoftë. Lutuni për mua”, dëgjohet Papa teksa thotë në video.

Videoja është publikuar nga Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësit Arjan Dodajt, i cili e ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social X.

“Papa Francesku e don shumë popullin tonë, Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e përshëndetjes që kërkova për ju, Papa Franceskut. Ai veçanërisht ka fjalë inkurajuese për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun e tyre, që të ecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *