Presidentja Vjosa Osmani ndodhet në New York, ku sonte do ta përfaqësojë e Kosovën në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Osmani do ta mbajë një fjalim prej orës 21:00, sipas kohës sonë lokale, në raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.
Shefja e shtetit tregoi në “X” se për çfarë do të flasë.
“Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, shkroi Osmani, duke publikuar edhe një vegëz ku mund të ndiqet fjalimi i saj