Tahiri i kërkon llogari Kurtit për takimin me emisarët: Ia ka borxh qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kryeministri Albin Kurti do të duhej që pas takimit më pesë emisarët të deklarohej për medie e të jepte më shumë detaje për qytetarët.

Madje tha se një sqarim të tillë, kreu i Qeverisë, ia ka borxh qytetarëve, duke i kërkuar që të ketë bashkëpunim me aleatët e sidomos me ShBA-në.

“Kryeministri i’u ka borxh të gjithë qytetarëve që të mbajë një konferencë dhe të flas për qëndrimi e tij në lidhje me atë vizitë. Gjëja e parë që kryeministri duhet ta bëjë është ta dimë se ku qëndron vendi jonë nga këto kërkesa. I bëjmë thirrje kryeministrit që të ketë një bashkëpunim me aleatët e sidomos me ShBA-në. Ne po kërkojmë që të ketë një hetim ndërkombëtar”, tha ai. /EO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *