Arbnor Muja tregon pse zgjodhi Kombëtaren e Shqipërisë para asaj të Kosovës

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, kishte pretenduar se Arbnor Muja ka kërkuar të luajë në formacionin startues te Kosova, gjë të cilën e ka mohur përsëri futbollisti nga Mitrovica.

Muja ka thënë në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini se nuk është e vërtetë ajo.

Sipas tij, në takimin me Giresse ishin ndarë shumë mirë.

”Unë e kam cekur edhe më herët dhe jam sqaruar në opinion për çështjen Kosovë-Shqipëri. Sa i përket demantimit dhe këtyre opinioneve që unë kam kërkuar të jem pjesë e formacionit titullar te Kosova, ajo nuk është e vërtetë.

Unë kam pasur bisedime me trajnerin dhe pas bisedimeve jemi ndarë shumë mirë. Unë kam pasur të udhëtoj ditën e nesërme, por gjithçka ka ndodhur aty. Pas atij takimi jemi ndarë me buzëqeshje, këto gjëra mendoj që kanë ndodhur dhe do të vazhdojnë të ndodhin. Ne jemi profesionist dhe duhet të qëndrojmë profesionist,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *