Marc Guiu nuk do ta harrojë kurrë në jetën e tij 22 tetorin e vitit 2023, kur bëri edhe debutimin me ekipin e parë të Barcelonës.
Sulmuesi i talentuar u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të dhe për më pak se 30 sekonda në fushë ai realizoi gol për t’i dhënë fitoren Barcelonës 1-0 ndaj Athletic Bilbao.
Ka qenë një moment shumë emocionues për lojtarin në fushë, por jo vetëm pasi edhe në tribuna kishte emocione të mëdha.
Prindërit e 17-vjeçarit kishin ardhur për ta parë nga afër birin e tyre dhe shpërthyen në festë pasi Guiu realizoi golin.
Nëna, babai dhe motra e lojtarit janë filmuar në tribuna teksa shpërthyen në lot gëzimi pasi Guiu shënoi gol dhe sigurisht që për ta ka qenë momenti më i mirë deri më tani.
😍 LO BONITO DEL FÚTBOL
— Post United (@postunited) October 22, 2023
👏 Así ha reaccionado la familia de Marc Guiu a su debut y gol para dar la victoria al Barça pic.twitter.com/PBpB1UMrZB
Vet talenti spanjoll tha pas ndeshjes se nuk mund ta besonte atë që ka bërë në debutim.
“Nuk mund ta besoj. Po e shijoj momentin. Kam punuar gjithë jetën për këtë mundësi dhe doli perfekt”, ka thënë Guiu.