Një person e ka ndezë cigaren në veturë pasi e ka mbushë me gas atë, në ato momente vetura është kapluar nga flakët.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
Për pasojë tre pasagjarë dhe shoferi i veturës kanë pësuar lëndime trupore, të cilët më pas janë trajtuar në QKUK
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Prishtinë 16.07.5055 – 11:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pasi e ka furnizuar veturën me karburant (gas), ka hyr në veturë dhe ka ndezur një cigare me ç ‘rast vetura është përfshirë nga zjarri. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe tre viktimat (pasagjerë) të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.