Hyn në fuqi vendimi, disa autobusë ndryshojnë rrjedhën e qarkullimit

Mëngjesin e sotëm, ashtu siç ka njoftuar para disa ditësh Komuna e Prishtinës, ka hyrë në fuqi vendimi me të cilin disa linja të autobusave të Trafikut Urban kanë ndryshuar rrjedhën e qarkullimit.

“Ju njoftojmë se nga data 23 tetor 2023, “Trafiku Urban” fillon zbatimin e vendimit të Kryeqytetit për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C”, tha komuna.

Në këtë link, mund të gjeni të gjitha linjat me ndryshimet e bëra.

Gjithashtu është funksionalizuar linja Nr: 19 Prishtinë – Kishnicë sipas orarit të mëposhtëm.

“Prishtinë: 06:30, 11:30, 16:30 dhe 19:30. Kishnicë: 07:00, 12:00, 17:00 dhe 20:00”, thuhet tutje.

“Stacioni fillestar i kësaj linje do të jetë te rrethi i Flamurit, ndërsa ai përfundimtar tek rruga “Ibrahim Rugova” në Kishnicë. Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe efikasitetit të transportit publik në kryeqytet”, thuhet në njoftimin e komunës.

Rruga “Xhorxh Bush” e cila tash e një kohë herë mbyllej e herë hapej për qarkullim përfundimisht do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave, e tash edhe të autobusëve.

Tash e një kohë kjo rrugë ishte e mbyllur edhe për autobusë, megjithatë mendohej se pas sezonit veror rruga do të hapej për qarkullimin e autobusëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *