Pak pas vizitës së Vuçiqit, Kina e furnizon Serbinë me sisteme të raketave kundërajrore

Kina e ka pajisur Serbinë me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë, ka njoftuar ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, raportoi të hënën Reuters.

Ai ka deklaruar se do të veçonte bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve si dhe atë ekonomik.

“Sa i përket raporteve dypalëshe Serbi-Kinë, do të veçoja bashkëpunimin ushtarak si dhe bashkëpunimin ekonomik e investimet e shumta që janë shumë të rëndësishme për vendin tonë”, ka deklaruar Vuçeviq.

Ai ka shtuar se të pajisurit e Serbisë me kësi lloj armësh dhe modernizimi i forcave të armatosura ka për qëllim mbrojtjen, derisa ka përmendur se sistemi i raketave kundërajrore me rreze të mesme veprimi “është padyshim ndër sistemet më të rëndësishme të mbrojtjes”.

Vuçeviq tha se e konsideron Kinën nder miket më të mira të Serbisë.

Ndërsa, presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka kërkuar koordinim më të fortë strategjik me Serbinë pasi takoi javën e kaluar presidentin Aleksandar Vuçiq.

Xi është zotuar për mbështetjen e Serbisë në ruajtjen e sovranitetit e integritetit territorial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *