Edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova ka nisur dhe konkurrenti i parë ishte këngëtari i njohur, Blerim Muharremi – Blero.
Pas kësaj hyrjeje i tërë publiku u befasua, ndërsa gazeta Neutral.al sjell detaje nga biseda e Bleros në një emision televiziv kur u pyet nëse do të pranonte ftesë nga Big Brother Vip.
Si e gënjeu publikun Blero para një viti?
Ai tregon se edhe vitin e kaluar kishte pasur ftesë për tu bërë pjesë e Big Brother Albania por edhe në Kosovë, shkruan gazeta Neutral.al.
“Mu ka dasht me i thanë jo, arsyet janë të miat se unë kam shumë respekt për këtë format por nuk besoj që unë si person kom të boj aty shumë , se jeta jem e ka që s’muna me nejt shumë me një vend”, kishte potencuar Blero.
Tutje, këngëtari Blero në një përgjigji kishte thënë se “Nuk jam për të, Big Brother është për ma të ri”.
Për më shumë ndiqeni videon:
/Gazeta Neutral.al/