Malltezi po arratisej nga Shqipëria? Detaji i ri: S’ka konfirmim nga SPAK se po priste bashkëshorten Argita në Rinas

Në studion e DritareTv gazetari Igli Çelmeta ka folur për masat e SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe biznesmenin Fatmir Bektashi. Gazetari është shprehur se Malltezi ka qenë nën vëzhgim dhe është arrestuar në ambientet e jashtme të aeroportit pasi mund të kishte dyshime që ai mund të largohej.

“Në datë 20 tetor Gjykata e Posaçme ka miratuar masat e sigurisë. Jamarbër Malltezi është arrestuar ditën e djeshme jashtë ambienteve të aeroportit të Rinasit, pra është mbajtur në vëzhgim nga agjentët e BKH për ta arrestuar dhe është arrestuar në momentin që i është afruar aeroportit të Rinasit pasi mund të ketë patur dyshime që ai mund të largohej jashtë vendit.

Sa i përket informacionit që ka qenë duke pritur bashkëshorten e tij nuk është informacion i konfirmuar zyrtarisht as nga SPAK dhe as nga burimet tona. Kjo është vetëm deklaratë e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të lë të dyshosh se Malltezi mund të largohej jashtë vendit. Edhe ky informacion është i pakonfirmuar,” shprehet gazetari. Duke hedhur dyshimin se mos Malltezi po arratisej nga Shqiperia permes aeroportit te Rinasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *