Milani ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e sotme në Serie A kundër Juventusit duke konfirmuar se Ruben Loftus-Cheek nuk është në dispozicion, ndërsa Pierre Kalulu dhe Rade Krunic janë rikthyer.
Kuqezinjtë presin Juventusin në San Siro sonte, e diel, 22 tetor në orën 20:45.
Stefano Pioli ka emëruar listen e lojtarëve të ftuar duke konfirmuar se do t’i duhet të përballojë pa të dëmtuarin Loftus-Cheek, i cili është stërvitur veçmas nga grupi këtë javë. Mesfushori anglez pësoi një lëndim muskulor para pushimit të tetorit.
Marco Sportiello dhe Mattia Caldara janë gjithashtu të lënduar, ndërsa Mike Maignan dhe Theo Hernandez janë pezulluar. Andaj, portieri i tretë Antonio Mirante do të fillojë ndeshjen e tij të parë në Serie A në dy vjet. Lapo Francesco Maria Nava dhe Andrea Bartoccioni, të dy 19 vjeç, janë dy portierët e tjerë të ftuar nga Pioli.
Nga ana tjetër, Krunic dhe Kalulu janë rikthyer pas rikuperimit nga lëndimi, ndonëse nuk pritet të startojnë kundër “Zonjës së Vjetër” sonte.
Lista e lojtarëve të Milanit të ftuar për ndeshjen ndaj Juventus
Portierë: Mirante, Nava, Bartoccioni.
Mbrojtës: Calabria, Thiaw, Tomori, Florenzi, Kalulu, Kjaer, Pellegrino, Jimenez.
Mesfushorë: Musah, Adli, Reijnders, Pobega, Krunic.
Sulmues: Pulisic, Giroud, Leao, Okafor, Jovic, Luka Romero.