Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan ka reaguar ashpër pas krijimit të një lëvizjeje për largimin nga feja islame.
Sipas tyre, këto organizime janë me qëllim të keq e me tendencë.
Reagimi:
Të nderuar qytetarë të Deçanit.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, shpreh indinjatën e thellë lidhur me formimin e të ashtuquajturës “Lëvizje për braktisjen e fesë islame”, meqë siç u pa e u dëgjua, ajo s’ka qëllime të mira për shoqërinë tonë. Aty vërehen elemente përçarëse dhe nxitje të urrejtjes ndër-fetare, si dhe mosdurim fetar dhe njerëzor.
Ju kujtojmë se populli ynë me besimin islam, dhe besimet e tjera, ka ditur të ruajë dhe kultivojë paqen dhe tolerancën ndër-fetare, fakt i çmuar shumë përgjatë historisë sonë. Mbështetur në këtë fakt, lëvizjet e tilla kanë tendenca qëllimkëqija dhe atakojnë atmosferën e shkëlqyeshme të ndërtuar me shekuj tek ne, sepse me këtë, veçanërisht sulmohet Islami. Secili është i lirë ta zgjedhë besimin e vet dhe ta praktikojë atë, por nuk ka të drejtë të bëjë përçarje dhe sulmojë të tjerët në asnjë mënyrë.
Ne, ju bëjmë thirrje qytetarëve tanë që mos të bien pre e manipulimeve të tilla, e as përçarjeve të tilla.
Ja dëshmia e manipulimit, ku dhe shumë individë të tjerë që kanë biseduar me imamët e tyre, kanë treguar se kanë rënë pre e atij manipulimi.
(dëshmitë i keni në koment).
-Deçani njihet për iniciativa të bashkimit dhe mospërçarjes *
-STOP PËRQARJES.
Me respekt KBI- Deçan.