Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë dhe tetë fishekë në Skenderaj.
Policia njofton se lidhur me rastin ka dërguar në mbajtje dy persona.
“Lidhur me rastin, (për të cilin dy të dyshuar kosovar janë dërguar në mbajtje) më datë 21.10.2023 gjatë kontrollit të veturës së njërit nga të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta e tipit TT me karikator me tetë (8) fishekë”, njofton policia.
Rasti është duke u hetuar.