Burri nga Qipro thyen rekordin Guinness pasi balancoi 319 gota vere në kokë

Një burrë nga Qipro vuri në provë një aftësi që e ka kultivuar për gati 30 vjet duke balancuar 319 gota vere në kokën e tij duke thyer kështu një rekord botëror.

Aristotelis Valaoritis, 62 vjeç, me profesion është një këshilltar sigurie, por krahas kësaj ai që nga viti 1995 ai gjithashtu është angazhuar edhe si valltar, duke kryer rutina kërcimi dhe duke balancuar gotat e verës në kokë, transmeton Telegrafi.

https://youtube.com/watch?v=yFzwsBmagcw%3Ffeature%3Doembed

Valaoritis i cili vazhdimisht tregon aftësitë e tij të veçanta në restorante dhe evente, synoi rekordin Guinness për të kërcyer me më së shumti gota vere në kokë.

Ai arriti të balancojë 319 gota gjithsej, duke thyer rekordin e mëhershëm prej 270, i arraitur nga Ntinos Kkanti në vitin 2022. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *