Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Hardinaj, i shoqëruar edhe nga udhëheqësit e UÇK-së në Dukagjin gjatë ditës së shtunë ka vizituar Hysni Gucatin në Drenicë.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook shpreson në kthimin e bashkëluftëtarëve të tjerë në Kosovë nga Haga.
“Ishim në Drenicë bashkë me dhjetëra udhëheqës të UÇK-së në Dukagjin, për t’i uruar Hysni Gucatit kthimin në shtëpinë e vet në Kosovë. U ndjeva tepër i nderuar me moralin e lartë të Hysniut dhe burrave të shumtë që na pritën me aq ngrohtësi, me besimin e palëkundur tek lufta jonë e drejtë dhe e pastër çlirimtare, me besimin e kthimit sa më shpejt të bashkëluftëtarëve tjerë në atdhe si triumfues”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: