Gjuriq në univers paralel, flet për paqe në SHBA ende pa kaluar 1 muaj nga vrasja e Afrim Bunjakut

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, i cili njihet për tifozllekun e tij të çmendur ndaj Aleksander Vuçiqit, duket se jeton në një univers paralel, i shkëputur plotësisht nga realiteti.

Ish-kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” ka njoftuar se po organizon në SHBA një konferencë për “Kosovën dhe Metohinë” ku do të flasë për atë se si paqja në rajon po tronditet “jo për faj të serbëve”, shkruan Express.

“Në një kohë kur, pa fajin tonë, paqja tronditet në rajonin tonë, dhe gjithashtu në mbarë botën, ne mbledhim mërgimtarët, bashkatdhetarët dhe miqtë tanë amerikanë që së bashku të ndërmarrin veprime konkrete dhe të bëjnë thirrje për paqe, stabilitet dhe drejtësi për Serbët në Kosovë. Rroftë Serbia”, ka shkruar politikani serb.

Një orgnaizim i tillë propagandistik me autor Marko Gjuriqin vjen kur s’kanë kaluar ende një muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, që u organizua nga numri dy i Listës Serbe, kryeterroristi Milan Radojiçiq dhe kur forcat e KFOR-it po shtohen në Kosovë nga frika se Serbia mund të nis një luftë të re në rajon.

Nga sulmi në Banjskë dhe agresioni ndaj Republikës së Kosovës është vrarë në krye të detyrës rreshteri kosovar, Afrim Bunjaku.

Perëndimi e ka dënuar ashpër një akt të tillë të paprecedent dhe kanë kërkuar një dënim të qartë edhe nga Serbia që drejtohet nga ish-ministri i propagandës së Sllobodan Millosheviqit.

Serbia përveç që nuk është distancuar nga sulmi në Banjskë, pak ditë më pas ka rritur në mënyrë masive forcat ushtarake në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës. Ushtria serbe është reduktuar nga afërsia me Kosovën vetëm pas alarmit të ngritur nga SHBA-ja dhe telefonatës që Antony Blinken ka zhvilluar me Vuçiqin.

Gjithashtu Serbia ka shpallur edhe ditë zie për terroristët serbë të vrarë në Banjskë.

Shteti serb është përgjegjës për mijëra viktima, civilë të pafajshëm, të cilët janë vrarë, masakruar, dhunuar, zhdukur e depërtuar me forcë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *