Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi – Fifi, është bërë pjesë e spektaklit të kërcimit, Dancing With the Stars.
Ajo po vazhdon të jetë shumë e angazhuar dhe mjaft e përkushtuar në këtë program.
E në puntatën e fundit, të gjithë duhej t’i përshtatnin koreografitë e tyre me personazhet nëpër filma.
Autorja e këngës “Diell” ka zgjedhur që të shndërrohet në personazhin e Cruella de Vil.
Ajo shfaqet me një paruke, në njërën anë të bardhë e tjetrën me ngjyrë të zezë dhe po me të njëjtin grim.
“Fifi De Vil”, ka shkruar ajo.
Ajo po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë dhe tha se tashmë ka humbur gjashtë kilogramë.