Zhduket një 62-vjeçar nga Leposaviqi, dyshohet se ka rënë në lumin Ibër

I njëjti dyshohet se ka rënë në lumin Ibër, ndaj për gjetjen e tij është angazhuar Policia e Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës-drejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Personi i moshës rreth 62-vjeçare është raportuar i zhdukur mbrëmë. Menjëherë kemi nisur të bëjmë verifikime dhe kemi parë se kontakti i tij i fundit ka qenë afër lumit Ibër. Ndaj, Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur kërkimet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *