Plagosja në Prishtinë, Policia: Viktimat janë të mitur, të dyshuarit në arrati

Gjatë ditës së djeshme janë plagosur tre persona në në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se të plagosurit janë të mitur.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, shkruan Neutral.al.

Sipas njoftimit, të njëjtit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar që gjenden në arrati.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 20.10.2023-18:44. Tre viktima meshkuj kosovarë-të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës, ndërsa në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë.

Tutje, thuhet se të dy të dyshuarit gjenden në arrati, kurse rasti në procedurë hetimore./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *