Këto janë ngjarjet e planifikuar për ditën sotme:
10:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak; zëvendës-ndihmësin e sekretarit të ShBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë. Mediet mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:30
Përurohet busti i “Bilbilit të këngës shqipe”, Nexhmije Pagarusha. (Pagarushë, Malishevë
12:00
Aleanca e Gruas së Kosovës, në kuadër të fushatës sensibilizuese për kancerin e gjirit, organizon diskutimin me temën “Zbulimi i hershëm shpëton jetë, bashkë jemi më të forta”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
13:00
Komisioni për Shëndetësi nga Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (LDK, Gjilan)
14:00
Mbahet dita e dytë e edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv Prishtina 2023, i cili organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). (Kinemaja “ABC”, Prishtinë)
15:00
Hapet ekspozita ndërkombëtare e fotografive “Zogjtë thërrasin…”. (Sheshi i dëshmorëve, Prizren)